Tuesday, December 15, 2009
SHQIPTARËT DHE DEMAT
Ekzistojnë mendime kundërthënëse, të përcjellura me argumentime
qasjesh të lloj-llojshme mbi vërtetësinë eDarvinizmit, ndryshe,
vërtetësinë e procesit të ç'majmunizimit.
Nëse kjo teori mirret si e saktë për botën joshqiptare, në rastin e
kësaj të fundit gjithnjë e më shumë po e kosideroj mundësinë e
prejardhjes nga procesi i ç'demizimit.
Hipotezat e mia po i bazoj në skemën e simptomeve karakteristike të
cilat manifestohen në shoqërinë tonë të sotme dhe për të cilat kam
dyshime se i kanë rrënjët në një proces specifik evolutiv-shqipolutiv të cilat po i parashtroj në vijim:
1) Përgjithësisht kemi dobësi ndaj ngjyrës së kuqe dhe ajo gjithnjë na
nxit në aksion;
2) Po morrëm turr nuk ndalemi pa i ngulur brinjët diku. Jo gjithmonë
caku është i arsyeshëm.
3) Një prej etiketimeve më të shpeshta mes veti është: mos u bo lopë,
krejt lopë je, lopoooo, lopa nihere, qumështore etj etj. Kjo mbase për
shkak të dobësisë ndaj gjinisë së kundërt.
4) Sigurisht nga performansat e rrezikshme nëpër arenat e matadorëve,
na ka mbetur e afërt spanishtja, mungesën e të cilës sot, nëse jo
ndryshe, mundohemi ta kompensojmë me serialet latinoamerikane "fluska
sapuni"
Argumenti tjetër, fizik, përkrahës i kësaj teorie janë minotaurët. Me
gjasë ata nuk janë fryt i imagjinatës mitologjike greke por fazë
faktike e metamorfozës prej demit në njeri, e kapur dhe e regjistruar
nga krijuesit artistik të kohës. Në pamundësi për ta dokumentuar
ndryshe, ata e kanë përjetësuar atë në shkrime, skulpturë dhe
vizatime.
Cila është fshehtësia e cila e nxiti procesin e transformimit prej
demit deri në shqiptarin e parë?
Nuk duket të ketë qenë vyeshmëria meqë ky tipar do të duhej të ruhej
edhe sot kurse është pothuajse inekzistent. Me rregullin e
përjashtimit, “zeroizimin”e të kundërtave, nëse nuk ka qenë vyeshmëria duhet të ketë qenë dembelia,
e dyta, të paktën është lehtë e verifikueshme edhe sot. Besoj se të
gjithë pajtoheni që në këtë aspekt nuk ka mes si psh: Pak i vyeshëm.
Ose je ose nuk je i tillë.
Tutje, nuk ka qenë as lufta për mbijetesën dhe zhvillimin e llojit, të
paktën jo qëllimshëm sepse edhe për këtë proces një prej kushteve
themelore është vyeshmëria të cilën që në start e përjashtova.
Përmes rikonstruktimit të së kaluarës, bazuar në faktet e të sotmes,
mbi supozimin se kemi qenë dema, katalizatori kryesor i transformimit
duket të ketë qenë individualizmi, simbol mbrojtës i karakterit tonë
sot.
Ka spjegim për këtë:
Ky sindrom zë fill atëherë kur nis të bëhet kategorizimi i demave. Pa
ndonjë prapavijë serioze, kjo mundësi hapet për qëllime argëtimi të
njerëzve të atëhershëm, veç të evoluuar por nga një tjetër kafshë (për
këtë shih"Teorinë e Evolucionit" nga Darvini).
Për disa dema përshkruhet fati fshtaresk e për të tjerët hapet
mundësia e paraqitjes glamuroze nëpër arena. Grupi i parë ka mbetur i
pandryshuar dhe e hasim edhe sot. Grupi i dytë është modifikuar në ne.
Kacafytja për jetë a vdekje në duel me matadorin, lufta për mbijetesë,
na ka ushtruar në individualizëm, rrjedhimisht na ka mësuar që
ëmbëlsinë e fitores dhe popullaritetin si pjesë përcjellëse të saj t'i
gëzojmë vet me vehte.
Pra, me qëndrimin tonë, e kemi tërhequr një vijë të vrazhdë në mes
nesh si dema yje dhe demave të tjerë gjetiu, nëpër fshatra, të
mbrehur për karroca, penda apo të angazhuar me punë të tjera në
blegtori e bujqësi. Atyre me mendjemadhësi nisëm t'u referohemi si “tarakë”.
Ky egoizëm përgjatë vitesh na është kthyer në mallkim, të cilin ende e
bartim me vehte.
Duke qenë se në stallat prapa skenës kemi qenë vetëm kafshë, për ne
arena është bërë krejt bota. Nuk kemi dashur as ta kalojmë nëpër mend
humbjen e privilegjit për të shkëlqyer në të. Ajo na ka lansuar prej
nivelit shtazarak në atë mitik, deri në të qenit personifikim i frikës
dhe fuqisë.
Reputacioni i matadorit është kushtëzuar nga i yni.
Ai është bërë i njohur si njeriu që ka guxuar ta sfidojë një krijesë
fizikisht shumëfish më të fuqishme, të rrezikshme, e cila nuk ndalet
derisa të mposhtë apo të mposhtet, por që është lehtë e kontrollueshme
për shkak të parashikueshmërisë së sjelljeve të saj si e dirigjuar
thjeshtë me valëvitjen e pëlhurës së kuqe.
Me kohë kjo "famë" e nam dhe rutina na kanë zhytur në monotoni.
Kemi filluar t'i mjaftojmë vetëvehtes dhe rrjedhimisht të
pasivizohemi. Të dehur nga mendjemadhësia dhe çirrjet entuziaste të
publikut sa herë që kemi dalur në skenë, gradualisht jemi bërë aq
mendjemëdhenjë e injorantë sa që duke qenë të hutuar nuk jemi mërzitur
se duhet ta riaktualizojmë vetëvehten vazhdimisht përmes risive në
paraqitjet tona, me angazhim të vazhdueshëm, të pazbehur në mënyrë që
as popullariteti të mos zbehet dhe që publiku të mos e humb
interesimin. Thjeshtë që të mos bëhemi 'bajat.'
Në këtë fazë të mallkuar të llastimit, e kemi harruar edhe faktin se
jashtë skenës dhe vëmendjes së shikuesve zhduket magjia rreth nesh si
krijesa të posaçme dhe se kthehemi në 'qe' të rëndomta.
Nga ana tjetër publiku, të cilit nuk i ka shpëtuar pa e vërejtur
krekosjen tonë pak e ngapak adhurimi i është kthyer në neveri. Ai ka
paguar biletat për ta parë një show rrënqethës kurse në vend të tij
është ballafaquar me një krijesë flegmatike, të ulur mbi prapanicë në
mes të skenës duke i marrë me afsh erë njërës prej luleve të shumta që
të pranishmit i kanë hedhur mbi te me inercion nga një kohë tjetër.
Pra, jemi shndërruar në Ferdinand-a. (Ferdinandi është personazhi i
rrëfimit mbi demin romantik i cili refuzon të luftojë, shkruar nga
autori amerikan Munro Leaf më 1936)
Në kulmin e zhgënjimit, shikuesit lulet i zëvendësuan me gurë ndërsa
respektin me përçmim.
Në fillim të dehur nga nektari i lules kemi qenë shumë të mpirë nga
romantizmi për ta përceptuar realitetin përreth por kur gurët e hudhur
me hidhërim na kanë goditur në kokën e turbulluar nga aroma dhe në
prapanicën e majur nga pasiviteti, jemi këndellur nga dehja dhe e kemi
kuptuar se për ta shpëtuar dinjitetin e thyer dhe për ta rikthyer
vehten në formë, duhet t'u japim thundrave dhe të vihemi në aksion.
Pas përpëlitjeve të shumta pa sukses që të rikthehemi si dema të
luftës dhe pamundësisë për t'ia dalur mbanë me hundën e ngjeshur në
petalet e lulës, na ka ngelur vetëm edhe një mundësi. Të
transformohemi në diçka tjetër. Të ç'trajtësohemi. Të mos jemi të
identifikueshëm. Ky ka qenë shpëtimi i vetëm pas turpërimit publik.
Meqenëse bota e vetme të cilën e kemi njohur ka qenë skena, modeli i
më i afërt për ta kopijuar ka qenë mu kundërshtari jonë.
Të zënë ngushtë, tërë shqisat i kemi mobilizuar në analizimin e tij,
fizikut, sjelljeve, në pranimin dhe absorbimin e sa më shumë
informatave të cilat me etje prej zori i kemi gdhendur në kujtesë.
Identiteti i vërtetë është zhdukur kurse gradualisht por sigurtë,
gjithnjë e më tepër kemi nisur të përngjajmë në të:
Së pari e kemi humbur bishtin, pastaj jemi adaptuar në dy këmbë,
brirët na kanë rrënë si të panevojshme për mbrojtje ndërsa lëkura
qimoshe na është qëruar e sofistikuar meqenëse ashpërsia e saj për
mbrojtje nga ambijenti i jashtëm është bërë e panevojshme me adaptim
në përdorimin e rrobave.
Krejt ky proces parimisht edhe një herë pranon ecurinë e
përsosshmërisë evolutive nga niveli më i ulët në atë më të lartë por
edhe vazhdimin e përsosshmërisë mbrenda vet llojit derisa të mos vijë
momenti apo nevoja për metamorfozë.
Dikujt mund t'i duket poshtërim ky supozimi im në bazë të të cilit i
bie se disa nga kushërinjtë tanë janë nëpër stalla po vallë a është
kjo më pak poshtëruese se sa të besojmë se i kemi në drunjë?
Për më tepër, ne jemi njerëzit më të rinjë të lindur nga shqipovulimi duke u shërbyer
me ata më herët të modifikuar si mostër dhe me demat si bazë.
Rrjedhimisht, ne jemi njerëzit më të përsosur dhe njëkohësisht dëshmi
se qeniet mitike si minotaurët nuk kanë qenë përralla e fiksion.
Në fund të fundit, duke mos e përjashtuar parimin e përsëritshmërisë
apo fikjes së proceseve pasi që ta arrijnë kulminacionin e tyre, më me
rëndësi është çka do të jemi tash e pas: prap Ferdinanda apo diçka e
tjetër?
Errësira
Errësirën mbështilleni rreth meje,
Nuk dua të shoh më, nuk dua të ndjej
Drita t’i konkuroj nuk mund ta lejoj
Në shpirtin tim, bukurinë do t’ia gjej
Lërmëni, lërmëni vetëm,
I qetë, në të ftohtë, me të do të rri;
Prej nga vini ju fytyra të zbehta
që lëpiheni me lakmi?
Padrejtësi.
Errësira e mori me vehte,
i verbër, i mpirë, asgjë nuk ndjej
ajo më mbeti thjeshtë kristal në shpirt
fati më la pas, nuk mund ta kthej
Lërnani, lërnani vetëm,
të qetë, të lirë, të mbështjellur në zi;
Larg saj rrini ju fytyra të zbehta,
pushoni së lëpiri me lakmi.
Padrejtësi.
(1995? Përfunduar më 22 Mars, 2008)

Wednesday, December 2, 2009
Numbed
With the new dawn,all remains the same
the cold freezes all the movements
and the soul roasts in internal flame
Doubts arise, paranoia takes over
looking in front, at sides,
looking scared over my shoulder
Day and night hug in gray
no taste in food, in love, in fight
numbed up, we faithlessly pray
With the new dawn
I check if I am still in
all is wrapped in disappointment
every kick of life spiced up with sin
Who is who and if one is a friend
never been so confused
all the goodness was badly invested
I grin at the fool that has again been used!

Wednesday, October 28, 2009
When you are old...
When you are old and gray and full of sleep,
And nodding by the fire, take down this book,
And slowly read, and dream of the soft look
Your eyes had once, and of their shadows deep;
How many loved your moments of glad grace,
And loved your beauty with love false or true,
But one man loved the pilgrim soul in you,
And loved the sorrows of your changing face;
And bending down beside the glowing bars,
Murmur, a little sadly, how Love fled
And paced upon the mountains overhead
And hid his face amid a crowd of stars.
W.B.YEATS

My answer to Yeats's: "When you are old..."
He stared at me distant,
carelessly cashed my will
departing shadows and
pouring tears in my eyes
fed the hole he dug tripping
from hill to hill.
The pilgrim died,
I mourn him in pain
for I gave what was never asked off me
my existence,
my love,
my sorrow
all is in vain
his or the love of many
for me
did just the same as any
So, no love spoken
is necessarily true
for words get carried by the wind
while deeds give clue.
carelessly cashed my will
departing shadows and
pouring tears in my eyes
fed the hole he dug tripping
from hill to hill.
The pilgrim died,
I mourn him in pain
for I gave what was never asked off me
my existence,
my love,
my sorrow
all is in vain
his or the love of many
for me
did just the same as any
So, no love spoken
is necessarily true
for words get carried by the wind
while deeds give clue.
Sunday, August 23, 2009
PRISHTINA IS DEAD
This is not my town anymore
I don’t know it
This is not my town anymore
It doesn’t know me
Reviewing memories,
Seems I'm dreaming
They killed my childhood
And me
Plastic stars of no worth pop up
Monsters
Smile for the camera
Hiding under the make up
In expensive cars
Corruption is the new brand
Hand in hand with Versace, Armani
Since the day they were born, they wanted to be called citizens
And they crushed what our home is all about
Everybody has an opinion
But half an ounce of brain is insufficient
Learn your mother's language before English
Cause foreigners will never identify themselves with you
This is not my town anymore
I don’t know it
This is not my town anymore
It doesn’t know me…
(Death to Hotel Union means death to Prishtina)

Wednesday, July 15, 2009
Dhimbje, pluhur e lot
Përbrenda jam shkretëtirë
Lotë mashtrues më kullojnë
Të përzirë me pluhurin jashtë
Si baltë turpin e mbulojnë
Gabimin më të vjetër se vet
E bart për ta lënë “kile”
Idhët më vjen jeta e pjekur
Për kremtë me rrena e hile
Këmbët ecin vet e brenda
Ka kohë çdo gjë u ndal
Ç’më levërdis më shumë, të egësohem
Apo pasivisht të fal?
Lotë mashtrues më kullojnë
Të përzirë me pluhurin jashtë
Si baltë turpin e mbulojnë
Gabimin më të vjetër se vet
E bart për ta lënë “kile”
Idhët më vjen jeta e pjekur
Për kremtë me rrena e hile
Këmbët ecin vet e brenda
Ka kohë çdo gjë u ndal
Ç’më levërdis më shumë, të egësohem
Apo pasivisht të fal?
Tuesday, July 14, 2009
Fjalëzimi vs.mos-fjalëzimi i realitetit
A duhet gjithmonë dhe patjetër të thuhet diçka?
A vetëm me fjalë mund të përcillen tutje apo të transmetohen mendimet, ndjenjat, gjendjet tona shpirtërore, dëshirat, syninet, qëndrimet ose edhe të përshkruhen informatat vizuele të cilat i grumbullojmë në çdo hap?
Heshtja, a nuk e paska edhe heshtja kuptimin e saj madje herë herë edhe më të fuqishëm se cilado fjalë e thënë?
Pse janë fjalët kaq të rëndësishme, për shkak se janë praktike, më lehtë të manipulueshme, të domosdoshme apo pse thjeshtë është më lehtë të fshihesh pas tyre?!
Në cilindo rast, pavarësisht nga e vërteta e cila mund të jetë njëra apo të gjitha nga të sipërpërmendurat, një gjë është e sigurtë, fjala dhe fuqia e fjalës rregullisht po keqpërdoret. Një specifikë e cila na vulosë si qenie ndryshe dhe më të përsosura se të tjerat, gradualisht por sigurtë e kemi transformuar në mallkim të vetëvehtes.
Fjala, të folurit dhe krejt pesha të cilën ato e bartin me vehte, rregullisht po keqpërdoret. Këtë po e bën kushdo dhe kudo që po ka rast e nëse rasti nuk është i gatshëm, aty që të shfrytëzohet, artificialisht po krijohet.
Po gënjej unë, po gënjen ti, po gënjen politika, po gënjen shkenca, po gënjen arti, po gënjen feja, falso është dashuria,…po gënjen i forti, po gënjen i dobëti, i sëmuri, i shëndoshi, i pasuri e i varfëri.
Ku është referenca për falsitetin e jetës të cilën po e bjerrim kot?
Me çka mund ta masim? Si mund ta dimë se jemi duke jetuar gabim?
Mbase sipas asaj e cila po na hakmirret për të gjitha padrejtësitë me të cilat e kemi marrosur dhe helmuar vehten dhe pafajësinë përreth: Natyrës.
Klima po na hakmirret përmes ngrohjes globale që të na simulojë një ferr mbi tokë për të na bërë të vetëdijshëm se jemi të huqur në veprimet tona; dinamizimi jonormal i jetës po na hamirret në forma të ndryshme kryesori ndër të cilët është stresi si paraardhësi i miliona sëmundjeve të ndryshme që po marrin jetë, ushqimi i modifikuar e i kontaminuar, artificialisht i prodhuar e i ç’natyrizuar po na ç’monton organizmat ndërsa gjenet e laboratoriuzara po na deformojnë llojin.
Ku i kemi mendët? Çka po ngjanë me ne?
Njerëzimi thejshtë është zhytyr në një pellg gjigand të pavërtetash nga i cili përpëliten të dalin të paktët të cilët i kanë mbetur besnik dhe në shërbim sinqeritetit e të vërtetës dhe të cilët për ta prezervuar vehten për ato që besojnë të jenë ditë më të mira të së nesërmes, vehten e kanë hermetizuar në një karantinë heshtjeje. Kjo karantinë, një vacuum nëpër të cilin nuk mund të udhëtojnë grimcat përcjellëse të zërit, nuk depërtohet dot nga pallavrat e përditshmërisë.
Derisa secili prej nesh shkundet nga lloj lloj hezitimesh, mungesash vetëbesimi, nga komplekset e pasiguritë, në keqpërdorimin e fjalës, pothuajse pa përjashtim, të gjithë jemi shumë të vendosur dhe të pakompromis. Aty po bëhemi shumë të fuqishëm…por pse?!
Cili është ai çelës magjik i cili po i hap dyert e një sigurie kaq destruktive?
Cila është ajo dobësi e cila e mundëson këtë përdhosje të specifikës sonë si njerëz?
Duke e kruar kokën në kërkim të një përgjigjeje të pranueshme, m’u shfaq përpara fenomeni i besimit sepse mu në të mbështetet fuqia e gënjeshtrës…kjo e fundit, do të ishte inekzistente sikur të mos mbështetej në atë që e njohim si besim që dmth pranimi i asaj që na kumtohet pa e kontestuar…pa e kontestuar…aha…dmth nëse vihet në test vërtetësia e atyre që na thuhen do të ishte e mundshme që të diskreditohet gënjeshtra parase ajo të arrijë të lëshojë rrënjët e saj përtharëse.
Po përse nuk bëhet kjo gjithmonë? Mos për shkak se si e para ka gënjeshtarë të kategorive të ndryshme, se disa janë më dinakë dhe më të vështirë për t’u zbuluar kurse në disa raste, pranuesit e fjalëve janë shumë naivë për ta vënë në dyshim vërtetësinë e asaj që “ua lyen kryet me akull”? Ndoshta.
Ka edhe raste të tilla kur pafytyrësia e momentit, ndjenja obsesive për të gënjyer, për të thenë diçka, çkadoqoftë ajo, pavarësisht se a ka “viktima” të cilat na besojnë apo jo, na bënë që megjithate të nisim e të përrallosim, pa shumë kokëçarrje çka.
Një fenomen tjetër i cili sorrollatet nëpër kokën time i papërgjegjur është përse nuk janë të gjithë të tillë, pse disa nuk janë bërë “rrenca” si të gjithë përkundër përmasave shqetësuese që ka marrë kjo pandemia e gënjimit 'fjalë-keqpërdorimit'?
Në të gjitha këto pyetje që më shqetësojnë, thjeshtë nuk kam përgjigje dhe nuk dua që unë vet, në këtë rast, të bëhem një më shumë në mesin e pacijentëve keqpërdorues të fjalës. Nuk dua të bie në kurthin e përgënjeshtrimit.
Megjithate, nga ato që kam vërejtur vet, nga ato që i kam formësuar me fuqinë time gjykuese e cila piqet çdo ditë e më shumë në proporcion të drejtë me të mësuarit dhe përvojën jetësore, është se kohëve të fundit dhe gjithnjë e më shumë, sinqeritetin më të madh, përkushtimin më të madh për të bërë ndryshime pa e menduar interesin personal por të mirën kolektive e globale, punën e palodhshme për të kontribuuar pa egoizëm, po e gjej aty ku fjalë ka më së paku. Prandaj, ndoshta mu mosprania e fjalëve i ka kursyer këto celula nga sëmundja dhe ndoshta mu fjalët janë bartëset e virusit të gënjeshtrës.
Nga ana tjetër, prej të gjitha formave të aktivizmit shoqëror mendoj se varianti më i përshtatshëm për këndelljen e njerëzimit është ai ndaj të cilit njerëzit nuk ndjejnë rrezik, ai të cilit i qasen pa mbrojtje. Ndryshe nga mediat, politika, lëvizjet civile etj, të cilave varësisht se nga cili kënd u qasemi, mirren me rrezervë, arti dhe format e të shprehurit artistik, para së gjithash ato të paprekura nga fjalët dhe simbolikat që bërtasin, paraqesin, për mua, mediumin më të volitshëm për ndikim.
Letërsia, muzika, teatri e filmi-versionet e fjalëzuara, të cilat janë deklarative, manipulohen ose censurohen derisa ato të cilat janë të heshtura, të padefinuara janë njëkohësisht më të zëshmet, ato ta japin lirinë e vazhdimit të idesë, porosisë, përmes lidhjes së pikave metaforike me anë të imagjinatës, ato janë imune. Imune janë sepse mund të jenë çkado dhe asgjë.
Në këtë kontekst, format shprehëse pa fjalë e simbolikë të definuar të artit vizuel a thua do t’i shpëtojnë këtij falsiteti në paraqitje dhe në veprim apo do të pësojnë më së shumti kur gënjeshtarët të depërtojnë dhe ta infektojnë edhe të vetmen oazë të pafjalë e domethënëse qe mund t’u shërbejë si prehje atyre që refuzojnë të prishen, keq të modernizohen dhe të bëhen pjesë e shoqërisë globale të papërgjegjshme?!
Suma sumarum, unë besoj dhe do të besoj se “rrena” nis dhe përfundon me fjalën, me artikulimin e qartë të mendimit.
Poashtu mendoj se ikja nga përgjegjësia e mendimit të shprehur në cfarëdo forme të artikuluar e jo evoluimi dhe tejkalimi i definicioneve të qarta e realistike, i shtynë krijuesit anë e mbanë që të fshihen prapa abstraksionit sepse, pavarësisht prej propagandave, liria e shprehjes së mendimit në plotkuptimësinë e tij, nuk ekziston askund.
Liria e vërtetë ekziston vetëm në ndjenja. Ato nuk mund të fliten,nuk mund të përshkruhen por me një formë ose tjetër, me ngjyrë apo me tingull, nëpër atmosferë i bashkojnë frekuencat që përngjajnë.
Le t’i përcjellim ekspozitat, koncertet, projeksionet e ardhshme ku fjala nuk është e ftuar dhe përgjigjen do ta marrim vet!

Monday, May 18, 2009
:-(
Tonight I am hurt,
more than ever before;
my pain piles up higher
happy times running low;
I needed your attention
not to chew on like a cow;
"If the edge presses you hard:
I'll be be there!"-was your vow.
I called- A luxury to ask
you had yourself in mind,
I flaked the body dry
hating my kind
Tomorrow will eventually come
while I recover yesterday
unable to restore,
all it took away
Gotta shutdown now
this sucker needs repair
all the spare parts wasted
trying to mantle a pair
Yes, gotta shutdown now
I was too blind to see
lost myself in someone else
can't find myself in me...
more than ever before;
my pain piles up higher
happy times running low;
I needed your attention
not to chew on like a cow;
"If the edge presses you hard:
I'll be be there!"-was your vow.
I called- A luxury to ask
you had yourself in mind,
I flaked the body dry
hating my kind
Tomorrow will eventually come
while I recover yesterday
unable to restore,
all it took away
Gotta shutdown now
this sucker needs repair
all the spare parts wasted
trying to mantle a pair
Yes, gotta shutdown now
I was too blind to see
lost myself in someone else
can't find myself in me...
Wednesday, March 4, 2009
Acrobat
Don't believe what you hear
Don't believe what you see
If you just close your eyes
You can feel the enemy
When I first met you girl
You had fire in your soul
What happened your face of melting in snow?
Now it looks like this
And you can swallow
Or you can spit
You can throw it up
Or choke on it
And you can dream
So dream out loud
You know that your time is coming 'round
So don't let the bastards grind you down
No, nothing makes sense
Nothing seems to fit
I know you'd hit out
If you only knew who to hit
And I'd join the movement
If there was one I could believe in
Yeah I'd break bread and wine
If there was a church I could receive in
'Cause I need it now
To take the cup
To fill it up
To drink it slow
I can't let you go
I must be an acrobat
To talk like this
And act like that
And you can dream
So dream out loud
And don't let the bastards grind you down
Oh, it hurts baby
What are we going to do? Now it's all been said
No new ideas in the house and every book has been read
And I must be an acrobat
To talk like this
And act like that
And you can dream
So dream out loud
And you can find
Your own way out
And you can build
And I can will
And you can call
I can't wait until
You can stash
And you can seize
In dreams begin
Responsibilities
And I can love
And I can love
And I know that the tide is turning 'round
So don't let the bastards grind you down
(U2, "Achtung Baby")

Subscribe to:
Posts (Atom)
BE HONEST. BE YOURSELF. BE BRAVE!
And we’re back!
Being honest and true to ourselves, is the highest act of
bravery.
We are what we consume. So true. Therefore, being smart, in
control and cautious of what we put into our bodies is both an act of courage and
inner growth.
Changes are not easy.
Alcohol consumption, eating disorders, chain smoking and drug
addictions, usually imply lack of courage as well as excess of it.
Lack of courage to face the truth, accept, forgive or engage
in making thorough changes and excess of it, when facing death.
No one can argue that these destructive habits are anything but an alternative, perhaps slower path towards suicide.
Over two years later, the draft version left halfway back in
2011, is to be completed in 2013, carrying the same message as the problems
that are eating up our planet, before our eyes and due to our impotence, remain
the same.
I had a long pause in the creative sense while the inner
development and growth continued with an accelerated tempo. The more
unhappiness, injustice, sorrow, negativity, death, destruction and depression I
witnessed, the greater the will to do something about it got each day.
Minds need to be reset, our whole beings centered in order
for all of us to relax, appreciate and accept ourselves and one another, acknowledge
the Truth, love more, give more and expect nothing.
Unless the act of giving unconditionally is pleasurable on
its own, there will always be an interest driven reality around us.
Those in power who crush every bit of goodness in the world
are wrong. As long as we fall in the trap of their propaganda, envy them and
want to be part of their “power jet”, the only perspective we will have is
going to be illusive.
An aerial view is adrenalin boosting, mesmerizing and
beautiful but also very superficial.
In life, to recognize, know and understand the Truth, one
has to be an ant and a frog, just as much as a bird.
Little steps and patience, bring great changes. Thank you
for your courage!
Linda Buczinca