Përbrenda jam shkretëtirë
Lotë mashtrues më kullojnë
Të përzirë me pluhurin jashtë
Si baltë turpin e mbulojnë
Gabimin më të vjetër se vet
E bart për ta lënë “kile”
Idhët më vjen jeta e pjekur
Për kremtë me rrena e hile
Këmbët ecin vet e brenda
Ka kohë çdo gjë u ndal
Ç’më levërdis më shumë, të egësohem
Apo pasivisht të fal?
Wednesday, July 15, 2009
Tuesday, July 14, 2009
Fjalëzimi vs.mos-fjalëzimi i realitetit
A duhet gjithmonë dhe patjetër të thuhet diçka?
A vetëm me fjalë mund të përcillen tutje apo të transmetohen mendimet, ndjenjat, gjendjet tona shpirtërore, dëshirat, syninet, qëndrimet ose edhe të përshkruhen informatat vizuele të cilat i grumbullojmë në çdo hap?
Heshtja, a nuk e paska edhe heshtja kuptimin e saj madje herë herë edhe më të fuqishëm se cilado fjalë e thënë?
Pse janë fjalët kaq të rëndësishme, për shkak se janë praktike, më lehtë të manipulueshme, të domosdoshme apo pse thjeshtë është më lehtë të fshihesh pas tyre?!
Në cilindo rast, pavarësisht nga e vërteta e cila mund të jetë njëra apo të gjitha nga të sipërpërmendurat, një gjë është e sigurtë, fjala dhe fuqia e fjalës rregullisht po keqpërdoret. Një specifikë e cila na vulosë si qenie ndryshe dhe më të përsosura se të tjerat, gradualisht por sigurtë e kemi transformuar në mallkim të vetëvehtes.
Fjala, të folurit dhe krejt pesha të cilën ato e bartin me vehte, rregullisht po keqpërdoret. Këtë po e bën kushdo dhe kudo që po ka rast e nëse rasti nuk është i gatshëm, aty që të shfrytëzohet, artificialisht po krijohet.
Po gënjej unë, po gënjen ti, po gënjen politika, po gënjen shkenca, po gënjen arti, po gënjen feja, falso është dashuria,…po gënjen i forti, po gënjen i dobëti, i sëmuri, i shëndoshi, i pasuri e i varfëri.
Ku është referenca për falsitetin e jetës të cilën po e bjerrim kot?
Me çka mund ta masim? Si mund ta dimë se jemi duke jetuar gabim?
Mbase sipas asaj e cila po na hakmirret për të gjitha padrejtësitë me të cilat e kemi marrosur dhe helmuar vehten dhe pafajësinë përreth: Natyrës.
Klima po na hakmirret përmes ngrohjes globale që të na simulojë një ferr mbi tokë për të na bërë të vetëdijshëm se jemi të huqur në veprimet tona; dinamizimi jonormal i jetës po na hamirret në forma të ndryshme kryesori ndër të cilët është stresi si paraardhësi i miliona sëmundjeve të ndryshme që po marrin jetë, ushqimi i modifikuar e i kontaminuar, artificialisht i prodhuar e i ç’natyrizuar po na ç’monton organizmat ndërsa gjenet e laboratoriuzara po na deformojnë llojin.
Ku i kemi mendët? Çka po ngjanë me ne?
Njerëzimi thejshtë është zhytyr në një pellg gjigand të pavërtetash nga i cili përpëliten të dalin të paktët të cilët i kanë mbetur besnik dhe në shërbim sinqeritetit e të vërtetës dhe të cilët për ta prezervuar vehten për ato që besojnë të jenë ditë më të mira të së nesërmes, vehten e kanë hermetizuar në një karantinë heshtjeje. Kjo karantinë, një vacuum nëpër të cilin nuk mund të udhëtojnë grimcat përcjellëse të zërit, nuk depërtohet dot nga pallavrat e përditshmërisë.
Derisa secili prej nesh shkundet nga lloj lloj hezitimesh, mungesash vetëbesimi, nga komplekset e pasiguritë, në keqpërdorimin e fjalës, pothuajse pa përjashtim, të gjithë jemi shumë të vendosur dhe të pakompromis. Aty po bëhemi shumë të fuqishëm…por pse?!
Cili është ai çelës magjik i cili po i hap dyert e një sigurie kaq destruktive?
Cila është ajo dobësi e cila e mundëson këtë përdhosje të specifikës sonë si njerëz?
Duke e kruar kokën në kërkim të një përgjigjeje të pranueshme, m’u shfaq përpara fenomeni i besimit sepse mu në të mbështetet fuqia e gënjeshtrës…kjo e fundit, do të ishte inekzistente sikur të mos mbështetej në atë që e njohim si besim që dmth pranimi i asaj që na kumtohet pa e kontestuar…pa e kontestuar…aha…dmth nëse vihet në test vërtetësia e atyre që na thuhen do të ishte e mundshme që të diskreditohet gënjeshtra parase ajo të arrijë të lëshojë rrënjët e saj përtharëse.
Po përse nuk bëhet kjo gjithmonë? Mos për shkak se si e para ka gënjeshtarë të kategorive të ndryshme, se disa janë më dinakë dhe më të vështirë për t’u zbuluar kurse në disa raste, pranuesit e fjalëve janë shumë naivë për ta vënë në dyshim vërtetësinë e asaj që “ua lyen kryet me akull”? Ndoshta.
Ka edhe raste të tilla kur pafytyrësia e momentit, ndjenja obsesive për të gënjyer, për të thenë diçka, çkadoqoftë ajo, pavarësisht se a ka “viktima” të cilat na besojnë apo jo, na bënë që megjithate të nisim e të përrallosim, pa shumë kokëçarrje çka.
Një fenomen tjetër i cili sorrollatet nëpër kokën time i papërgjegjur është përse nuk janë të gjithë të tillë, pse disa nuk janë bërë “rrenca” si të gjithë përkundër përmasave shqetësuese që ka marrë kjo pandemia e gënjimit 'fjalë-keqpërdorimit'?
Në të gjitha këto pyetje që më shqetësojnë, thjeshtë nuk kam përgjigje dhe nuk dua që unë vet, në këtë rast, të bëhem një më shumë në mesin e pacijentëve keqpërdorues të fjalës. Nuk dua të bie në kurthin e përgënjeshtrimit.
Megjithate, nga ato që kam vërejtur vet, nga ato që i kam formësuar me fuqinë time gjykuese e cila piqet çdo ditë e më shumë në proporcion të drejtë me të mësuarit dhe përvojën jetësore, është se kohëve të fundit dhe gjithnjë e më shumë, sinqeritetin më të madh, përkushtimin më të madh për të bërë ndryshime pa e menduar interesin personal por të mirën kolektive e globale, punën e palodhshme për të kontribuuar pa egoizëm, po e gjej aty ku fjalë ka më së paku. Prandaj, ndoshta mu mosprania e fjalëve i ka kursyer këto celula nga sëmundja dhe ndoshta mu fjalët janë bartëset e virusit të gënjeshtrës.
Nga ana tjetër, prej të gjitha formave të aktivizmit shoqëror mendoj se varianti më i përshtatshëm për këndelljen e njerëzimit është ai ndaj të cilit njerëzit nuk ndjejnë rrezik, ai të cilit i qasen pa mbrojtje. Ndryshe nga mediat, politika, lëvizjet civile etj, të cilave varësisht se nga cili kënd u qasemi, mirren me rrezervë, arti dhe format e të shprehurit artistik, para së gjithash ato të paprekura nga fjalët dhe simbolikat që bërtasin, paraqesin, për mua, mediumin më të volitshëm për ndikim.
Letërsia, muzika, teatri e filmi-versionet e fjalëzuara, të cilat janë deklarative, manipulohen ose censurohen derisa ato të cilat janë të heshtura, të padefinuara janë njëkohësisht më të zëshmet, ato ta japin lirinë e vazhdimit të idesë, porosisë, përmes lidhjes së pikave metaforike me anë të imagjinatës, ato janë imune. Imune janë sepse mund të jenë çkado dhe asgjë.
Në këtë kontekst, format shprehëse pa fjalë e simbolikë të definuar të artit vizuel a thua do t’i shpëtojnë këtij falsiteti në paraqitje dhe në veprim apo do të pësojnë më së shumti kur gënjeshtarët të depërtojnë dhe ta infektojnë edhe të vetmen oazë të pafjalë e domethënëse qe mund t’u shërbejë si prehje atyre që refuzojnë të prishen, keq të modernizohen dhe të bëhen pjesë e shoqërisë globale të papërgjegjshme?!
Suma sumarum, unë besoj dhe do të besoj se “rrena” nis dhe përfundon me fjalën, me artikulimin e qartë të mendimit.
Poashtu mendoj se ikja nga përgjegjësia e mendimit të shprehur në cfarëdo forme të artikuluar e jo evoluimi dhe tejkalimi i definicioneve të qarta e realistike, i shtynë krijuesit anë e mbanë që të fshihen prapa abstraksionit sepse, pavarësisht prej propagandave, liria e shprehjes së mendimit në plotkuptimësinë e tij, nuk ekziston askund.
Liria e vërtetë ekziston vetëm në ndjenja. Ato nuk mund të fliten,nuk mund të përshkruhen por me një formë ose tjetër, me ngjyrë apo me tingull, nëpër atmosferë i bashkojnë frekuencat që përngjajnë.
Le t’i përcjellim ekspozitat, koncertet, projeksionet e ardhshme ku fjala nuk është e ftuar dhe përgjigjen do ta marrim vet!

Subscribe to:
Posts (Atom)
BE HONEST. BE YOURSELF. BE BRAVE!
And we’re back!
Being honest and true to ourselves, is the highest act of
bravery.
We are what we consume. So true. Therefore, being smart, in
control and cautious of what we put into our bodies is both an act of courage and
inner growth.
Changes are not easy.
Alcohol consumption, eating disorders, chain smoking and drug
addictions, usually imply lack of courage as well as excess of it.
Lack of courage to face the truth, accept, forgive or engage
in making thorough changes and excess of it, when facing death.
No one can argue that these destructive habits are anything but an alternative, perhaps slower path towards suicide.
Over two years later, the draft version left halfway back in
2011, is to be completed in 2013, carrying the same message as the problems
that are eating up our planet, before our eyes and due to our impotence, remain
the same.
I had a long pause in the creative sense while the inner
development and growth continued with an accelerated tempo. The more
unhappiness, injustice, sorrow, negativity, death, destruction and depression I
witnessed, the greater the will to do something about it got each day.
Minds need to be reset, our whole beings centered in order
for all of us to relax, appreciate and accept ourselves and one another, acknowledge
the Truth, love more, give more and expect nothing.
Unless the act of giving unconditionally is pleasurable on
its own, there will always be an interest driven reality around us.
Those in power who crush every bit of goodness in the world
are wrong. As long as we fall in the trap of their propaganda, envy them and
want to be part of their “power jet”, the only perspective we will have is
going to be illusive.
An aerial view is adrenalin boosting, mesmerizing and
beautiful but also very superficial.
In life, to recognize, know and understand the Truth, one
has to be an ant and a frog, just as much as a bird.
Little steps and patience, bring great changes. Thank you
for your courage!
Linda Buczinca