Tuesday, September 21, 2010

ART-X (ARTI-KS)

A ka art në Kosovë?

Kjo është pyetja të cilën personalisht e marr shumë irrituese dhe e cila u futet nën hundë shpesh të intervistuarve të rastit apo të planifikuar nëpër mediumet tona.

Arti ekziston prej se ekzistojnë njerëzit dhe kudo ku janë ata. Kosova s’mund të jetë përjashtim.

Çështja e përkufizimit të tij dhe sidomos vlefshmëria e tij janë tema debatimi në mes të mendimtarëve, filozofëve, estetëve, kritikëve, etj, etj dhe i nënshtrohen variablit kohë por pavarësisht prej kësaj, muzetë e botës sot posedojnë eksponate të rariteteve artistike me vlerë të pamatshme, të cilat dikush i ka krijuar shumë para se njeriu të nisë të preokupohet me definicionin e asaj se çka është art.

Mospreokupimi me definicionin, të paqenët i vetëdijshëm për të, mbase edhe ka bërë që njeriu i dikurshëm të jetë shumë më i lirë dhe i sinqertë në krijimet e tij, të pandikuara dhe të papërlyera nga mekanizmat plasues, filtrues apo evaluues që i ka instaluar shoqëria e sotme kur është në pyetje arti në përgjithësi.

Secili vend i botës i ka rrethanat e veta specifike të cilat e tundin dhe e shkundin si dhe ndikojnë në atë se kur dhe si ai kalon nëpër nivelet e ndryshme të pjekurisë krijuese.
Pa këto fërkime brenda-përbrenda një shoqërie të caktuar, pa sitjen interne, hapja ndaj të jashtmes, rrjedhimisht papastëritve të jashtme (se me çdo të mirë, infiltrohet edhe e keqja) vetëm sa mund ta shtojë papastërtinë ekzistuese.

Sipas bindjeve të mija, kjo është ajo që e ka turbulluar edhe më tej realitetin artistik në Kosovë.

Mu kjo hapje e përnjëhershme dhe ndoshta, varësisht nga pozicionimi edhe e parakohshme e ka katalizuar nëse jo edhe shkaktuar konfliktin mes gjeneratave të krijuesve. Të rinjtë pozicionohen si injorantë deri diku edhe agresivë, të vjetrit si imponues pa takt të cilët “o do ta kenë të vetën o hiq”!.

Pasiqë është e pamundur që çdo krijim të ketë vlerë dhe të jetë art i mirëfilltë, çështje tjetër mbetet ndarja e vlerës prej antivlerës.

Konflikti mes gjeneratave parandalon komunikimin e shtruar mes tyre dhe bartjen e pa paragjykim të diturisë dhe përvojës, prej më të moshuarit tek i riu. I riu i pasuruar kështu do të kishte imunitet më të madh kundruall rrymave të kohës.
Nga kjo zbraztësi automatikisht humbet një pasuri e tërë njohurish që do të mund të trashëgoheshin.

Në shoqëritë e kompletuara, krahas mekanizmave plasues ku gjithmonë ka pasur dhe do të ketë mënyra për korruptim dhe lansim të një antivlere, ekzistojnë edhe mekanzimat filtrues, e këtë punë e bën kritika.

Pa ndërveprimin e këtyre dy mekanzimave është pothuajse e pamundur të arrihet te e vërteta se çka është dhe çka nuk është art i vërtetë.

Në shoqërinë tonë mekanizmi kritik është inekzistent dhe mu për shkak të kësaj rreziku për gabim është shumë i madh dhe i pakontrollueshëm.

Ajo që ne quajmë kritikë, s’është tjetër pos bërja e “favorit” (shërbimit) një miku dhe në atë që thuhet pos evaluimit të personalizuar por aspak profesional, vështirë se mund të nxirret gjë tjetër.

Duke e riafirmuar thënien popullore “Kur macja mungon, minjtë hedhin valle”ne çdo ditë bombardohemi me afishe, spote televizive, shpallje për ekspozita apo ndërmarrje “artistike” por askush për to nuk po mundet apo nuk po di të japë mendim të paanshëm.

Si rrjedhojë direkte e kësaj, opinioni publik është i vërshuar nga “artistë” të vetëshpallur, rrejshëm të promovuar të cilët edhe po e formojnë përshtypjen për nivelin krijues te ne madje edhe përtej kufijve gjeografik të vendit.

Këta individë falë fuqisë materiale apo lidhjeve korruptive që shpiejnë bile edhe deri në thellësinë e vet institucioneve që do të duhej direkt apo indirekt ta luanin rolin e celulës kontrolluese, po bëhen me famë e nam, po na imponohen si pjesë e përditshmërisë, po na i definojnë “trendet”, po na e përfaqësojnë shtetin dhe po na i infektojnë edhe gjeneratat në formim e sipër. Kjo e fundit në mos asgjë tjetër deri tani do të duhej të ishte arsyje për alarmim.

Këta individë të dyshimtë ndërsjellazi po tërhiqen pastaj nëpër grupacione përmes të cilave po e gjejnë fuqinë dhe po vazhdojnë t’i fshehin dobësitë dhe mangësitë e veta sepse, në mungesë të së vertetës, fuqia po simulohet me shtresimin dhe koncentrimin e pavërtetësive, egocentizmit derisa në përputhje me ligjet fizike kjo “bombë” të mos eksplodojë.

Të suksesshme mund të quhen ato shoqëri që ia dalin ta parandalojnë këtë eksplodim. Pastrimi i tollovisë pasi ai të ketë ndodhur është shumë më i dhimbshëm, pak efikas dhe i kushtueshëm.

Thuhet se pavarësisht nga ajo se me çka është përcaktuar të mirret individi, pjesëmarrja e talentit në rezultatin final është 10 kurse ajo e punës së bërë 90%.
Ajo që nuk përmendet apo qëllimisht harrohet të pëmendet është se raporti i këtyre dy faktorëve përbrenda rezultatit final si dhe suksesi i tij varren edhe prej kompatibilitetit të faktorëve mes vete pra, përputhshmërisë së predispozitave natyrore me punën e bërë. S’ma thotë mendja se një njeri i lindur me talent për matematikë nëse e investon 90%-shin në muzikë do ta ketë suksesin e njëjtë në fund me dikë që e investon 90%-shin e punës në muzikë por ama edhe predispozitat e lindura i ka për këtë lëmi.

Përcaktimi për t’u bërë artist s’është përjashtim.

Përkundër kësaj, sidomos në shoqërinë tonë në të cilën, të paktën deri tani, nuk është bërë kurrë klasifimi mbështetur në aftësitë e lindura, nuk janë të pakta rastet kur individët vendosin të shkojnë kundër natyrës së vet për motive të ndryshme dhe rrjedhimisht, pavarësisht nga puna e bërë, të dalin me rezultate të zbehta.

Dikur mjekësia sot arti e sidomos muzika janë bërë profesione familjarisht trashëguese.

Ky defekt më së paku mund të kamuflohet në art sepse efekti i tij është i menjëhershëm.
Me fjalë të tjera, mund të vizitohemi te një mjek i prodhuar sipas sistemit të sipërpërshkruar, të marrim terapi të huqur por jo domosdoshmërisht menjëherë ta vërejmë këtë. Në anën tjetër nëse e dëgjojmë një këngë të keqe apo e shohim një pikturë të keqe, ato do të na refuzojnë menjëherë ose edhe më keq, të absorbohen si vlera!!!
Kjo e fundit është në fakt epidemia më e rrezikshme, aktualisht prezente te ne: Pranim-përvetësimi i antivlerave dhe edukimi sipas tyre!.

Nga ana tjetër, kur efekti i një krijimi është pozitiv, vlerë e njëmendët, sa më gjatë që të zgjasë ai, aq më e mirë është vepra.

Mjerisht, nga ajo që po duket nga moria e krijimeve “ artistike” të kohës sonë “moderne”, në Kosovë, por jo vetëm këtu, ndonëse në mungesë të kritikës te ne problemi shumëfishohet, “artistët” e të sotmes krysisht po investojnë në gjetjen e formave të të shprehurit të cilat ua fshehin pikërisht mungesën e kësaj predispozite natyrore të quajtur talent, si parakusht për ta nisur aventurën e gjatë plot sfida drejt të bërit “çkado” por “çkado”i vërtetë.

Vërtetësia e asaj që krijohet, nuk e nënkupton ekzistencën fizike të produktit por sinqeritetin me të cilin është ngjizur dhe sjellë në jetë ai.

Deri në balansimin e shoqërisë, si pranuese apo konsumese e produkteve që po i plasojnë në treg “të pasinqertët”, të fshehur nëpër grupacionet e asaj që gjithnjë e më shumë po e merr trajtën “industrisë” art-mashtruese dhe art-degraduese, shpëtimi i vetëm nga “infektimi” me antivlerë është vetëdijësimi individual me informata të vërteta.

Dikur, ndoshta individët e vetëdijësuar, të vakcinuar me të vërtetën mund t’i krijojnë grupacionet e veta që përfundimisht do t’ia japin goditjen shkatërruese “industrisë së rrenës”.

Leon Tolstoj, në veprën e tij “Çka është arti?” në mos asgjë tjetër na mëson se dilema lidhur me atë se çka është dhe çka nuk është art i vërtetë është shumë më e vjetër se koha jonë ndonëse rrethanat sociale të cilat e aktualizojnë atë, nga gjenerata në gjeneratë dhe nga vendi në vend pak apo shumë ndryshojnë.

Definicioni i Tolsojit për artin e vlefshëm, përmes thjeshtësisë dhe plotkuptimësisë së vet është edhe sot aktual si një e vërtetë që i reziston kohës.

Leon Tolstoj shprehet:

>>Arti duhet ta krijojë një lidhje specifike emocionale në mes të artistit dhe audiencës, një nga ato që e “infektojnë”shikuesin. Prandaj arti i vërtetë nënkupton kapacitetin për t’i bashkuar njerëzit përmes komunikimit (prandaj qartësia dhe mirëfilltësia janë vlera qenësore të tij)<<.

Por, duke e vënë akcentin në infektim, duhet cekur se ai duhet të jetë patjetër i shoqëruar edhe nga komponentet tjera që e bëjnë një vepër arti të tillë, e ato janë: të komunikojë diçka, të ketë sinqeritet dhe të mbështetet mbi një emocion të vetëm.

Nga ekspozitat sot, si pranues mund të dalësh i shokuar, varësisht nga niveli i vetëdijës që ke mund të jesh edhe i mahnitur por, në cilindo rast, çfarëdo përshjypjeje që të kesh, ajo do të të pluskojë vetëm në supërfaqe dhe do të harrohet shpejtë.
Ajo që më së paku nxitesh të bësh është të mendosh, sidomos të mendosh për atë se si, si njeri, të bëhesh më i mirë.

Vargu korruptiv mbyllet pastaj me shpërblimin e punës së keqe, prap pa mendimdhënie të besueshme.

Një krijues i keq, i shpërblyer disa herë, nis të besoj se është i mirë dhe i sëmuan edhe të tjerët. I njëjti kalon nëpër jetë si i tillë dhe dikur bëhet anëtar komisioni në përzgjedhjen e edhe një të keqeje tjetër…dhe vallja vazhdon.

Sipas Tolstojit arti i mirë nxitë ndjenja të vëllazërisë universale ndërsa arti i keq i bllokon këto ndjenja.

Le të mbasim me shpresë se në të ardhmen sa më të afërt të mundshme, në shoqërinë Kosovare por edhe atë gobale, do të jemi dëshmitarë të realitetit kur s’do të ketë më treg arti të dyshimtë, produkt të prodhimit serik të pakontrolluar nga “industra e rrenës”, pronë e padronëve zemërngushtë e ndasi-thellues por se atij do t’i kthehet shkëlqimi i vërtetë si vlerë universale e krijuar nga njeriu, për të mirën dhe fisnikërimin e gjithë njerëzimit, pa dallim.

No comments:


BE HONEST. BE YOURSELF. BE BRAVE!

And we’re back!

Being honest and true to ourselves, is the highest act of
bravery.
We are what we consume. So true. Therefore, being smart, in
control and cautious of what we put into our bodies is both an act of courage and
inner growth.
Changes are not easy.
Alcohol consumption, eating disorders, chain smoking and drug
addictions, usually imply lack of courage as well as excess of it.
Lack of courage to face the truth, accept, forgive or engage
in making thorough changes and excess of it, when facing death.
No one can argue that these destructive habits are anything but an alternative, perhaps slower path towards suicide.
Over two years later, the draft version left halfway back in
2011, is to be completed in 2013, carrying the same message as the problems
that are eating up our planet, before our eyes and due to our impotence, remain
the same.
I had a long pause in the creative sense while the inner
development and growth continued with an accelerated tempo. The more
unhappiness, injustice, sorrow, negativity, death, destruction and depression I
witnessed, the greater the will to do something about it got each day.
Minds need to be reset, our whole beings centered in order
for all of us to relax, appreciate and accept ourselves and one another, acknowledge
the Truth, love more, give more and expect nothing.
Unless the act of giving unconditionally is pleasurable on
its own, there will always be an interest driven reality around us.
Those in power who crush every bit of goodness in the world
are wrong. As long as we fall in the trap of their propaganda, envy them and
want to be part of their “power jet”, the only perspective we will have is
going to be illusive.
An aerial view is adrenalin boosting, mesmerizing and
beautiful but also very superficial.
In life, to recognize, know and understand the Truth, one
has to be an ant and a frog, just as much as a bird.

Little steps and patience, bring great changes. Thank you
for your courage!


Linda Buczinca

Between Seasons

Between Seasons
The number of grades below zero euqals that of days until spring!!!

Printmaking: Swamp Camouflage!

Printmaking: Swamp Camouflage!

Printmaking2: The Image Within

Printmaking2: The Image Within

Printmaking3: The Mood Within!

Printmaking3: The Mood Within!
Gateway to..... (?!)

Still

Still
Empty blue water bottle and diappointing article

Still II

Still II
How one sees the bottle after consuming the content!

Still III

Still III
October

Birdsteps

Birdsteps
Life in Concrete

birds in concrete

birds in concrete
Life in Concrete: Feeding!

Schenectady

Schenectady
October in New York

Schenectady

Schenectady
October in New York: Mind your step!

Schenectady

Schenectady
October in New York: Instant Art

Schenectady

Schenectady
October in New York: Fallen leafs, hightened hopes!

Schenectady

Schenectady
New York: Lonesome in the crowd!

Schenectady: Canada

Schenectady: Canada
October in New York: Hello Canada!

Coffee (geometrically incorrect): A trip inside the coffee bean

Coffee (geometrically incorrect): A trip inside the coffee bean
We are what we consume: A Trip through a coffee bean

Papillonism :)

Papillonism :)
Papilon weapon: Loaded! (Papillon is the most famous Prishtina coffe shop and bar)

Papilonism

Papilonism
Consequences of papilonism attack!

Food Influenza

Food Influenza
Eating disorders & Food addictions, the plague of the modern era. Biological and chemical wars of today are faught by the food industry!

Cabbage Sprouts

Cabbage Sprouts
Stomach art:-)

Aerial View of 'Swampy' Roads

Aerial View of 'Swampy' Roads
Aerial View of 'Swampy' Roads

New Asfalt After Small Rain

New Asfalt After Small Rain
New 'Asfalt' After Small Rain

To Be Continued

To Be Continued
The Great Pretender

Electric Leaf

Electric Leaf
Electric Leaf: Digital Nature!!!

...GIVING YOU THE BIRD:)

...GIVING YOU THE BIRD:)
I'm Giving You The Bird!

Cycling For The Change

Cycling For The Change
Cycling For The Change

Bermuda Triangle a.k.a Devil's Triangle

Bermuda Triangle a.k.a Devil's Triangle
Linda's Triangle a.k.a The Bermuda Triangle a.k.a Devil's Triangle

Devil's Triangle

Devil's Triangle

Flora In Gotham City-Prishtina

Flora In Gotham City-Prishtina
Even the life which dries out other forms of living, is still unjustly considered LIFE!

Woods

Woods
Please don't make them disappear!

Japanese Vase

Japanese Vase

My emotion boxes got the flu

My emotion boxes got the flu

The Tree Of Sadness (Version plus)

The Tree Of Sadness (Version plus)

Only those who fell from my tree get me...

Only those who fell from my tree get me...
The Tree Of Sadness

December...

December...

shadow on the wall

shadow on the wall
Shadow on the wall, or a visitor from outer space?!

CORROSION

CORROSION

Burn!

Burn!

The Crow

The Crow
Hitchcock’s famous, Kosova’s infamous birds.(Our huge flocks of crows are locally known as: "Hitchcock's scenes brought to life". If "The Birds”, was to be filmed in KS, it would have featured them instead of seagulls).

The Tunel

The Tunel
A location in Prishtina (Kurrizi): Making an attempt to present the scary and filthy passages of the city in a different light.

Emotional Boxes

Emotional Boxes
Geometrical mood swings

Emotional Bubbles

Emotional Bubbles
Moving away from the dark

Spinning Lollypops

Spinning Lollypops
Lollypop camouflage for antiwar hypnosis.

The True Face of Cosmetics

The True Face of Cosmetics

Magic Mirror / Superficiality (New)

Magic Mirror / Superficiality (New)
"Mirror, mirror on the wall, who's the fairest of them all?"

Psychedelic Tree

Psychedelic Tree
In the name of reason; In the name of hope; In the name of religion; In the name of dope...

Space Odyssey 2

Space Odyssey 2
Lost in transmission!

Lava Stones

Lava Stones
What makes our planet angry? Do we ever think beyond ourselves?

The City, the beginning

The City, the beginning

The City A

The City A

The City B

The City B

The Horse

The Horse
I have no idea why they consider me the symbol of sexuality and masculinity!

Paper Man

Paper Man
Some things appear only when our reality folds!

In The Field Of Rapes

In The Field Of Rapes
Decorative installations: Light comes from the Sun

Still In The Filed Of Rapes

Still In The Filed Of Rapes
Decorative installations: Light comes from the Moon

The Jump

The Jump
Parachute jump over islands

Inside-out

Inside-out
Tripping through your appetizer

Orange Peel

Orange Peel
Fruit, trash or wallpaper?!

The Bird

The Bird
Flower metamorphosis

Chinese Drawers

Chinese Drawers
Carpentry "Made In Kosova": Turning the production wheel around.

Chinese Closets

Chinese Closets
Carpentry "Made In Kosova": Turning the production wheel around.